Wednesday, 27. May 2026
Sport

Xhaka pensionohet në fund të sezonit

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Taulant Xhaka do t’i jap fund karrierës si futbollist aktiv pas 13 sezoneve të luajtura, ku ka fituar 10 trofe dhe ka mbi 400 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Baselit.

Kështu, ka njoftuar futbollisti 33-vjeçar për faqen zyrtare të Baselit të mërkurën.

33-vjeçari është rritur te Baseli kurse për një periudhë ka luajtur edhe për Grasshopperin, si i huazuar.

Gjithashtu, Xhaka ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja te Zvicra, ndërsa me Kombëtaren A të Shqipërisë ka regjistruar 31 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Taulanti është vëllai i madh i Granit Xhakës.

Teilen: