Saturday, 11. April 2026
Sport

Xhaka pranë Botërorit të katërt: Kosova nuk mund të na shënojë kurrë 6 gola!

GS 17/11/2025 1 Min. Lesezeit

Për Granit Xhakën ndeshja në “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të jetë një takim i veçantë. Mesfushori i Zvicrës është shumë pranë historisë pasi në rast kualifikimi për atë do të jetë Botërori i katërt që merr pjesë.

Për të arritur një hap të tillë Zvicrës i duhet që të evitojë një humbje me më shumë se pesë gola përballë Kosovës. Një skenar ky që Xhakës as që i kalon ndër mend.

“Nuk mendoj kurrë se Kosova na mund 6-0”, tha Granit Xhaka. Në rast kualifikimi në Botërorin e 2026-ën skuadra e Zvicrës do të siguronte pjesëmarrjen e gjashtë radhazi në eventin më të madh futbollistik.

Teilen: