• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka shkëlqen me shiritin e Canës/ Kapiteni i Zvicrës, i mrekullueshëm si kapiten në Sunderland

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Po i bind të gjithë se s’ka të dytë si ai. Pasi shkëlqeu fillimisht në Zvicër tek Bazeli, pastaj në Gjermani me Mynshengladbahun, pasi provoi tronditje dhe shkëlqim në Arsenal në Angli, e shpejt pasi fitoi titullin kampion të Bundesligës me Leverkusenin e Kupën e këtij vendi, Granit Xhaka po mrekullon tek Sandërlendi.

Kapiteni me origjinë shqiptare i Zvicrës, një djalë me prejardhje nga Kosova, jo vetëm që ka merituar shiritin edhe tek “Macet e Zeza”, por edhe është kthyer në lojtarin e tyre kyç.

E tregon fakti që e bënë kapiten, si dhe 3 asistet e dhënë në 6 ndeshje, po ashtu që ka luajtur 100 për qind të kohës titullar, dhe ka qenë 100 për qind të kohës në fushë, si dhe ka marrë pjesë në 43 për qind të golave të shënuar.

Aspak për t’u lënë mënjanë fakti se BBC e përfshiu në formacionin e javës së Premier Ligës angleze.

Po ashtu, që televizioni amerikan ESPN i bën jehonë një mesazhi në rrjetet sociale të një tifozi të Sandërlendit, të quajtur Din Hadson, që thotë se prej 27 vitesh që ai sheh futboll, Xhaka është më I miri që ka veshur fanelën e skuadrës së tij të zemrës.

Granit Xhaka po ndjek pikërisht gjurmët e Lorik Canës, ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, të cilin e takoi pak ditë më parë, ndërsa mbrojtësi I dikurshëm vizitoi “Stadiumin e Dritave”.

Ishte një moment emocionues për Canën dhe për tifozët e Sandërlendit, të cilët nuk e kanë harruar njeriun që u mësoi këngë shqip shokëve të ekipit.

Ish-kapiteni kuqezi luajti në 2009-2010 për “Macet e Zeza”, duke merituar shiritin, pasi kishte shkëlqyer si kapiten edhe në Francë tek Olimpiku I Marsejës, ndërsa më vonë provoi Gallatasarajin në Turqi dhe Lacion në Itali./abcnews.al

Next Post

FIFA gjobit edhe Shqipërinë/ FSHF ka vendosur ta apelojë këtë vendim, shpreson për falje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.