• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka uruar Kosovën për fitoren dhe arritjet e mëdha në këto kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.

Pas fitores ndaj Suedisë, ku Xhaka ishte edhe një ndër golashënuesit, ai për televizionin zviceran “SRF” tha se ende nuk janë kualifikuar, por janë me një ‘këmbë’ në Botëror, pasi Kosovës i duhet një fitore 6-0 për ti parakaluar në renditje.

“Do të donim ta festonim kualifikimin në Kupën e Botës që në këtë ndeshje, me tifozët sot. Sigurisht, duhet edhe një ndeshje për ta realizuar, por kemi respekt të madh për Kosovën”.

Më tej ai shton: “Çfarë kanë arritur në këto kualifikuese të Kupës së Botës, Kosova, është thjesht mrekulli. Duhet të fitojnë 6-0, por nuk duhet ta marrim shumë të lehtë. Jemi praktikisht me një këmbë në fazën finale të Botërorit”, tha ai.

Xhaka ndërkohë do të udhëtojë së bashku me ekipin kombëtar të Zvicrës për në Kosovë të martën, për sfidën e fundit në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës që zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Mundësia e vetme për një kualifikim direkt, është një mrekulli nëse “Dardanët” arrijnë të fitojnë të paktën 6-0 ndaj “Helvetëve”.

 

Next Post

Vetëm një mundësi mbetet – Kosova duhet të bëjë mrekullinë kundër Zvicrës për të siguruar vendin e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.