Edin Xheko ishte një nga të larguarit e parë në merkaton e verës nga Interi, duke u transferuar te Fenerbahçe në kampionatin turk. Sulmuesi boshnjak, është rikthyer të flasë për këtë transferim, duke u shprehur se do të kishte qëndruar në “San Siro” me kënaqësinë më të madhe.
Ai shton se Lukaku ishte një nga arsyet se pse është larguar, duke menduar se klubi kishte zgjedhur të mbante Lukakun. Në kushte të tilla, Xheko e ka ndjerë veten të tepërt, teksa pranon se ka mbetur i befasuar nga vendimi i Lukakut.
“Largimi nga Interi? Me kënaqësi do të kisha qëndruar, sepse isha shumë i lumtur te Interi. Duke parë zgjedhjen e bërë për mua, isha i sigurt se Interi e kishte bërë gjithashtu për t’i dhënë më shumë besim Lukakut.
Mendova se nuk donin të kishin një tjetër lojtar të rëndësishëm si unë, që mund ta shqetësonte pak dhe që ndoshta nuk do ta kishte lejuar të ishte gjithmonë titullar, prandaj u befasova shumë nga fakti që në fund Lukaku nuk shkoi te Interi”, shprehet Xheko.
PANORAMASPORT.AL