• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xheko zyrtarisht te Fenerbahçe, Interi gati ta zëvendësojë me sulmuesin e Italisë

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 31 golash në 101 prezenca me Interin, Edin Xheko, pavarësisht një raundi shumë të gjatë bisedimesh, ka vendosur që t’i thotë lamtumirë Interit. Bomberi boshnjak është zyrtarisht nga dita e djeshme një futbollist i skuadrës së Fenerbahçes.

xheko

Klubi turk ka ditur që ta bindë shumë shpejt bomberin boshnjak, i cili pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në mëngjesin e djeshëm pasdite është prezantuar me fanellën e re, madje edhe menjë video, në të cilën ai nis të njihet me qytetin e ri, duke kaluar nga bukuria e urës së Bosforit e deri te shijimi i çajit vendës tradicional.

Por më shumë sesa kjo, ajo që ka arritur të bindë Edin Xhekon ka qenë fakti se ai ka siguruar nga Fenerbahçe të njëjtën pagë që merrte deri dje tek Interi. Akordi i nënshkruar mes palëve përfshin një kontratë 2-vjeçare, prej 4.2 milionë eurosh neto në sezon.

Skuadra nga Stambolli është bindur që të rrisë disi ofertën e saj, pasi Xheko zbarkoi me parametër zero në klubin e famshëm turk.

“Jam shumë i lumtur që ndodhëm në këtë klub dhe po pres me padurim që të takoj tifozët e mi të rinj”, ishin fjalët e para dhe të pakta nga Xheko në gjuhën turke gjatë prezantimit.

Hyn Retegui – Por ndërsa del Edini, pritet që të hyjë Mateo Retegui. Argjentinasi i natyralizuar italian është një nga emrat që ndiqet tashmë nga Interi, por jo vetëm, dhe ndoshta këtë verë sulmuesi i Tigres mund të bëjë hapin e madh të karrierës.

mateo-retegui-italia_1npzqa60hbfgq1daz167e01ak5

Sulmuesi i “axurrëve” është një profil që i shkon përshtat planit të ri të Interit, për të rinovuar moshën e skuadrës, por në të njëjtën kohë sjell edhe cilësi të rëndësishme, pasi siç ka treguar në përfaqësuese, ai golat di që t’i shënojë dhe përkrah Lautaros mund të bëjë edhe më mirë sesa kaq.

Fundja, mjafton gjaku gjysmëargjentinas për të garantuar se dyshja me kapitenin mund të funksionojë, por problemi i vetëm është që vlera e kartonit të Reteguit ka ardhur në rritje progresive, duke kaluar nga 10 në 25 milionë euro. Gjithsesi, zikaltrit do të provojnë të ulin ndjeshëm pretendimet e Tigres.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabia Saudite tërhiqet nga gara për organizmin e Kupës së Botës 2030

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.