• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhemajli “sms” Dinamos për finalen: Duam Kupën e 3-të radhazi

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pasi u mposht 0-1 nga Partizani në ndeshjen e parë, fitoi të dytën me rezultatin 0-2. Pas këtij dueli ka folur mbrojtësi Arbenit Xhemajli, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

“Nuk është se i kam munguar unë Egnatias, gjithmonë ekipi ka qenë kolektiv. Nuk kemi pasur kurrë në ekip individualista, mungoj unë, Aleksi, Fangaj, gjithëkush zëvendësohet. Jam kthyer nga dëmtimi në kohën e duhur, ishte dhuratë e mirë për mua pasi kam ditëlindjen.

E kemi përgatitur gjatë gjithës javës që Partizani të luante në mbrojtje, që do priste për kundërsulm. Kemi krijuar shumë raste me krosime, patëm edhe fatin që në pjesën e parë ata nuk shënuan golin. Fati sot ishte në anën tonë.

Ndoshta kam pasur më shumë fat. Në sezonin e parë kam pasur raste, por nuk kam shënuar. Këtë vit ndoshta ishte ego personale e imja që dua t’i ndihmoj edhe unë ekipit. Me golin e sotëm i kam dhënë frymë ekipin që sot mund të kualifikoheshim.

Dinamo në finale? Kemi kohë për t’u përgatitur për kundërshtarin e finales. Egnatia e ka fituar dy herë Kupën dhe jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Do analizojmë kundërshtarin dhe shpresojmë që ta bëjmë 3 herë radhazi”, tha Xhemajli.

Next Post

Mesfushori me tipare sulmuese, një adoleshent “çmend” gjigantët e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.