Stivën Xherard u emërua si trajneri i Al Etifaq në Arabinë Saudite teksa ka nisur menjëherë nga puna. Duke parë afrimet që skuadra rivale kanë bërë, ku kanë firmosur me emra të mëdhenj të futbollit europian, legjenda e Liverpulit nuk mund të rrijë duarkryq.
Në këtë mënyrë, Xherard ka kërkuar që të ketë në skuadër sulmuesin spanjoll Alvaro Morata. Ky i fundit është aktualisht është pjesë e Atletiko Madridit, por klubi madrilen nuk e ka në plane dhe spanjolli po kërkon një tjetër zgjidhje.
Nga Arabia Saudite i ka ardhur një kontratë 3 vjeçare dhe bëhet fjalë për një pagë të majme ashtu si të tjerët, megjithatë ende nuk janë zbuluar shifrat e operacionit. Morata po studiohet edhe nga Milani dhe pasi pista Turam ra, kuqezinjtë po kërkojnë shërbimet e spanjollit pasi janë në nevojë për një sulmues. Tashmë, mbetet të shihet se çfarë do të zgjedhë për të ardhmen vetë Morata.
PANORAMASPORT.AL