Wednesday, 27. May 2026
Sport

Xherdan Shaqiri, gol nga 18 metra dhe tre asiste në fitoren e thellë të Baselit

GS 26/10/2024 1 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren 6-0 të Baselit në transfertë me Winterthur në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Zvicrës.

Pas vetëm tetë minutash, Baseli kaloi në epërsi me golin e Kevin, me Shaqirin që ishte në rolin e asistuesit.

Shaqiri asistoi për herë të dytë, por tani për Traoren, që realizoi për 2-0 në minutën e 25-të.

Në minutën e 33-të, ishte koha për Xherdanin që të shënonte gol, për rezultatin 3-0.

Me të nisur pjesa e dytë, Shaqiri kompletoi tripletën e tij të asistimeve, kur Baro (48’) realizoi për 4-0.

Baseli u ndihmua nga një autogol i realizuar prej Kapinos në minutën e 57-të.

Fitoren e Baselit e vulosi Soticke, që shënoi për 6-0 në minutën e 72-të.

Pas xhiros së 11-të, Baseli gjendet në vendin e 19-të, ndërsa Shaqiri deri më tani ka realizuar vetëm një gol dhe ka katër asistime.

Teilen: