Friday, 10. April 2026
Sport

Xherdan Shaqiri ia sheh sherrin grekut! Mediumi zviceran: E hidhur

GS 21/04/2024 1 Min. Lesezeit

Për futbollistin Xherdan Shaqiri shpresojnë se nuk ka ndonjë lëndim serioz, pasi që u detyrua të largohet nga fusha në kampionatin amerikan. 

Shaqiri ia pa sherrin grekun, pasi që u lëndua në një duel gjatë sfidës.

Mediumi  zviceran “Blick” ka ngritur shqetësimin për yllin e Kosovës dhe kombëtares së Zvicrës, aktualisht luan për ekipin amerikan Chicago Fire.

“Mbrëmje e hidhur për Xherdan Shaqirin.

Jo vetëm që ylli i kombëtares që u largua i dëmtuar nga fusha pas gjysmë ore, por edhe skuadra e tij Chicago Fire pësoi një humbje të rëndë.

Xherdan Shaqiri u lëndua në humbjen 4:0 të Chicago Fire në shtëpi ndaj Real Salt Lake në Major League Soccer.

Pas një përplasjeje me grekun Alexandros Katranis, yllit i kombëtares largohet nga fusha pa kaluar gjysmë ore. Në atë moment,

Chicago ishte duke humbur me 0:1.

Natyra e dëmtimit nuk dihet ende, por ka shqetësime të mëdha pasi kjo ndodhi vetëm dy muaj para Kampionatit Evropian”, shkruan mes të tjera media zviceranen.

Teilen: