Tuesday, 19. May 2026
Sport

Xherdan Shaqiri ndërron ambient, stërvitet me ekipin zviceran para ndeshjes me Kosovën

GS 05/11/2023 2 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri i është bashkuar në stërvitje skuadrës zvicerane, Lugano, për ndeshjet e muajit nëntor me Zvicrën, përfshirë atë me Kosovën.

Pas përfundimit të edicionit në Major League Soccer me fanellën e Chicago Fire, reprezentuesi zviceran do të kryejë disa seanca stërvitore me Luganon, njoftoi klubi, shkruan lajmi.net.

“FC Lugano ka kënaqësinë të mirëpresë Xherdan Shaqirin në Cornaredo. Pasi e mbylli sezonin e Major League Soccer me fanellën e Chicago Fire FC, ndërkombëtari i Zvicrës do të kryejë disa seanca stërvitore gjatë javës së ardhshme nën urdhrat e Mattia Croci-Torti dhe stafit të tij përpara se t’i përgjigjet Yakin Muratit” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit zviceran.

Zvicra në muajin nëntor do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

“Helvetikët” më 15 nëntor siç është planifikuar do të luajnë përballë Izraelit, tri ditë më vonë në shtëpi kundër Kosovës dhe më 21 nëntor ndaj Rumanisë në Bukuresht./Lajmi.net/

Teilen: