Chicago Fire po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në MLS që starton me 25 shkurt, ndërsa Xherdan Shaqiri duket në formë të mirë para nisjes së sezonit.
Në ndeshjen e fundit miqësore ku fituan ndaj Minesotta United me rezultat 4-0, njëri ndër golat u shënua nga Xherdan Shaqiri.
Ishte minuta e 75’ kur sulmuesi shqiptar realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.
Edhe pse në një pozicion të largët dhe anësor, Shaqiri gjeti cepin e portës, duke shënuar një super gol.
Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Chicago Fire prej shkurtit të vitit 2022.
Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me Zvicrën.
Helvetët janë pjesë e grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria.