Xherdan Shaqiri është i pandalshëm në ndeshjen e sotme.
Një gol nga 18 metra dhe tre asistime, janë kryevepër e tij dhe të epërsisë 0:5 të Baselit në konak të Wintertherit.
Shaqiri asistoi në minutën e 8-të dhe të 25-tën ku shënuan Kevin përkatësisht Traore.
Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur në minutën e 33-të, duke goditur me mjeshtri nga rreth 18 metra dhe topi futet në këndin e poshtëm të vendasve.
Portieri i shtangur e shikonte me sy topin se si futej në rrjetë.
Në minutën 23-të, Shaqiri nga korneri goditi mjeshtrisht dhe topi goditi traversën pra në shtyllën e dytë.
Në minutëne 48-të, Shaqiri asistoi për Baro duke shënuar ppër 0:4,.
Në minutën e 57-të. Shaqiri harkoi nga korneri dhe Kapino realizoi autogol për 0:5.