Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Chicago Fire ndaj Minnesota United, në kuadër të Kupës së Ligës.
Lojtari shqiptar realizoi golin e barazimit në minutën e 69, pasi ishte i saktë nga penaltia. Kjo pasi skuadra vendase kishte kaluar në epërsi shtatë minuta më herët me anë të Hlognwane.
I njëjti lojtar realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 73’. Por ishte Souquet, i cili e barazoi rezultatin për mysafirët për herë të dytë në ndeshje.
Për golin e fitores u përkujdes Kamara me një gol të bukur në minutën e 83’, për rezultatin final 3-2./Lajmi.net/
Xherdan Shaqiri levels it up from the penalty spot. #CF97 pic.twitter.com/lXEcudoK1a
— Major League Soccer (@MLS) July 28, 2023