Saturday, 7. March 2026
Sport

Xhevdet Muriqi: Gazeta “Bota sot” asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë 

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Legjenda e futbollit Xhevdet Muriqi, tash e një kohë jeton e vepron në Gjermani, me përzemërsi ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, edhe sot kujtohet nga  gjeneratat e vjetra, për dy gola që ia ka shënuar Dinamos së Zagrebit në vitin 1984, për fitoren e Prishtinës me rezultat 2:0 para më së 35 mijë shikuesve.

“Uroj 28 vjetorin e gazetës kombëtares Bota sot”. Gazetë që gjithmonë është në krah të sportistëve.

Gazetë që asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina dhe të sporteve tjera.  Uroj qindra vite tjera të suksesshme të gazetës ‘Bota sot’”, ka uruar Muriqi.

Teilen: