• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 14, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhiro e 15-të, duele interesante në Gjakovë dhe Prishtinë

14/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në elitën e basketbollit kosovar.

Këto duele i takojnë xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një duel interesant do të zhvillohet në Gjakovë, aty ku skuadra e Vëllaznimit do t’i bëjë konak skuadrës së Bashkimit.

Dy ekipet do të mundohen të marrin pikë të plota nga ky takim: Bashkimi për të ndjekur kreun, ndërsa Vëllaznimi për t’iu ikur pozitave të poshtme.

Në xhiron e shkuar, gjakovarët pikërisht në këtë palestër e mposhtën Pejën, ndërsa prizrenasit pësuan humbje në udhëtim te Bora.

Sa i përket rosterëve, te Vëllaznimi pritet të mungojë Colimerio, i lënduar, ndërsa te Bashkimi është e konfirmuar mungesa e Kayn Anderson.

Vëllaznimi ndodhet në pozitën e shtatë tabelare me 19 pikë të mbledhura, ndërsa Bashkimi renditet i dyti me 23 pikë.

Dueli tjetër i ditës zhvillohet në kryeqytet, saktësisht në palestrën “1 Tetori”, ku do të përballen Bora dhe Rahoveci.

Bora vjen tepër e motivuar në këtë duel, pasi në xhiron e fundit e befasoi Bashkimin, ndërsa Rahoveci, i drejtuar nga Bujar Loci, vjen pas humbjes ndaj Yllit.

Të dy trajnerët pritet t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë takim.

Bora renditet e pesta në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, teksa Rahoveci zë vendin e fundit me vetëm një pikë më pak.

Të dy takimet fillojnë nga ora 18:45 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në platformën “Telkos”.

Next Post

Pas Gjimshitit lëndohet edhe Ismajli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.