Xhiro e tretë e edicionit të ri 2024-25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll nis sot me dy ndeshje.
Një ndeshje mjaft interesante do të jetë ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës.
Ferizaj ka një fitore dhe një barazim në dy xhirot paraprake, teksa kryeqytetasit vetëm një barazim, pasi ndeshja e xhiros së dytën ndaj Dritës ishte shtyrë.
Dueli tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Malishevës.
Malisheva në vetëm një ndeshje të luajtur deri tani në këtë edicion të ri, ka pasur barazim, duke barazuar 1-1 ndaj Ferizajt në xhiron e dytë, teksa xhiro-ja e parë e planifikuar për t’u luajtur ndaj Dritës, u shty.
Llapi ndërkohë pasi barazoi xhiron e parë 1-1 ndaj Gjilanit, u rikthye te fitorja në xhiron e dytë, duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Feronikelit si mysafir.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.