Xhud Bellingam pritet të jetë një ndër protagonistët në takimin e dytë Real Madrid-Bajern Mynih.
Por interesant është fakti se mesfushori anglez nuk ka fituar në asnjë rast kundër bavarezëve, aq sa të përmendet edhe mallkimi “Bellingam”.
Në total mesfushori 20-vjeçar është “përplasur” me Bajernin në 9 precedentë, e pasur me 7 humbje dhe 2 barazim. Këtu përfshihen edhe etapa kur Xhud inkuadrohej me fanellën e Dortmundit.
PANORAMASPORT.AL