• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhudistët mësojnë kundërshtarët për LO “Parisi 2024”

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhudistët e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët e parë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Shorti për xhudo është tërhequr të enjten, ndërsa prej raundeve të para do të garojnë tre prej pesë xhudistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e Parisit.

Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, si bartëse e grupit ka kaluar pa luftë raundin e parë.

Sikurse Distria, raundin e parë si bartëse e grupit të saj e ka kaluar edhe Laura Fazliu, e cila paraqitet në kategorinë deri 63 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka rrugëtimin drejt medaljes në Olimpiadë e nisin prej raundit të parë në kategorinë ku paraqiten.

Kampionia olimpike, Nora Gjakova në raundin e parë të kategorisë deri 57 kilogramë, do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoogiin.

Akil Gjakova do të ketë punë me brazilianin Daniel Cargnin në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa Loriana Kuka do të përballet me sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri 78 kilogramë.

Xhudistët garat në Olimpiadë i nisin të dielën me Distria Krasniqin, për të vazhduar me Nora e Akil Gjakovën të hënën, Laura Fazlin të martën dhe Loriana Kukën të enjten.

Next Post

Lila: Kombëtarja, në nivelin tjetër!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.