• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos

03/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Distria Krasniqi në Montpellier të Francës, fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Medaljen evropiane, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.

Në finale u mposht nga francezja Amandine Buchard, që ishte bartësja e dytë dhe medalistja olimpike, botërore e evropiane.

Finalja ishte e fortë, ndërsa u dominua nga Distria. Ajo kishte iniciativën vazhdimisht dhe kërkoi hedhjen. Në kohën shtesë, kur Buchard kishte dy dënime, një situatë në dukje e parrezikshme, vendosi fituesen.Buchard përfitoi nga lufta në dysheme dhe me mbajtje siguroi fitoren dhe medaljen e artë.

Deri në finale, Distria arriti me tri fitore. Në raundin e dytë e mposhti me dy uazari kroaten Ana Viktorija Puljiz, medaliste nga Evropiani i vitit të kaluar.

Në çerekfinale, Distria ishte më e mirë se xhudistja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Azerbejxhanasja pësoi tri dënime dhe kështu Distrisë i takoi fitorja me Ippon.

Në mënyrë të njëjtë fitoi në gjysmëfinales ndaj italianes shumë të suksesshme, Odette Giuffrida.

Next Post

Kuka: 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane Elitare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.