Wednesday, 18. March 2026
Sport

Xhuliano Skuka do largohet nga Metz, sulmuesi shqiptar në kërkim të një aventure të re

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Në merkaton e janarit, Xhuliano Skuka u transferua me shumë bujë nga Partizani te skuadra e Metz, por nuk ka mundur të tregojë kualitetin e tij.

Ish-bomberi i klubit të Partizanit nuk ka pasur shumë minuta lojë dhe në një konferencë për shtyp, trajneri i klubit francez u shpreh se Skuka ka pasur të vështirë ambientimin, shkruan Lajmi.net

  

“Socios Metz” raporton se mungesa e minutave ka bërë që drejtuesit të marrinë një vendim dhe Skuka të largohet në merkaton e verës. Në këtë sezon për Metz, Xhuliano Skuka ka luajtur në total 9 ndeshje, duke numëruar vetëm 1 orë e tetë minuta lojë.

  


Teilen: