• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yakin flet për marrëdhënien me Xhakën

19/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat zvicerane kanë aluduar për një prishe të marrëdhënieve ndërmjet Granit Xhakës dhe trajnerit, Murat Yakin.

Pas ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, trajneri ka adresuar këto raportime, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka të bëjë me sport për një kohë të gjatë. Kjo është një llogari personale nga disa njerëz të medias, të cilët ndoshta kanë ndjenjën se diçka nuk është në rregull mes meje dhe Granitit. Nuk është absolutisht kështu. Kemi një shkëmbim të shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin”, tha Yakin.

Ai ka mohuar ndonjë problem me mesfushorin e Leverkusenit.

“Më vjen mirë që kam lider të tillë në fushë. Graniti jep një shembull të mirë dhe gjithmonë dëshiron të fitojë. Kjo është arsyeja pse ai është një bekim për një trajner”, deklaroi Yakin.

Për këto probleme u pyet edhe Xhaka, i cili nuk pranoi të flas për trajnerin duke u fokusuar te ndeshja.

Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.

Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht. /Lajmi.net/

Next Post

“Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.