Lamine Yamal do të ketë një impakt të madh në finalen e madhe të Berlinit.
Këtë opinion ka dhënë babai i yllit të Barcelonës në vendlindjen e lojtarit, Rokafonda.
“Mendoj se Lamine Jamal do të ketë një impakt të fortë në finalen e Europianit.
Ai është një lojtar që sjell gëzim dhe ka shumë integritet. Dua që të ketë impakt në këtë takim, por të njëjtën gjë uroj edhe për të gjithë lojtarët e tjerë të Spanjës.
Duhet menduar për ekipin jo për individin”, tha Nasraoui gjatë një interviste për “ITV Neës”.
Babai i Lamine Jamal, i cili një ditë përpara finales së madhe mbushi 17 vjeç, beson se Spanja do të fitojë finalen 3-0. Nasraoi përfundoi intervistën e tij duke evidentuar disa prej cilësive të zbulimit të Europianit.
“Lamine është një strateg i madh, jam krenar që jam i ati. Edhe pse i ri në moshë është një djalosh, i cili ka gjithçka nën kontroll. Edhe në finale do të vazhdojë që të jetë po ai i njëjti”, tha babai i Lamine Yamal.