• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal humb edhe ndeshjen e Championsit, ja plani për kthimin e sulmuesit

24/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në humbjen 1-0 ndaj Real Sociedad dhe në barazimin 2-2 kundër Celta-s, gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm të martën (ora 21:00) për ndeshjen që Barcelona do të luajë ndaj Brestit, në Montjuïc, në kuadër të xhiros së pestë të Champions League.

Talenti spanjoll nuk mori pjesë në stërvitjen e së dielës në ‘Ciutat Esportiva’, një ditë pasi pa nga shtëpia përballjen kundër Celtas, dhe do ta ndjekë ndeshjen europiane nga tribunat.

Lojtari i ri është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i gradës së parë në kyçin e këmbës së djathtë, i pësuar rreth tri javë më parë në një përballje kundër Crvena Zvezdas.

Për shkak të rrezikut të një rikthimi të dëmtimit dhe moshës së tij të re (vetëm 17 vjeç), klubi ka vendosur të jetë i kujdesshëm. Objektivi është që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Las Palmas, të paktën si rezervë. Pas kësaj, Barcelona do të ketë një javë intensive me tri përballje të vështira ndaj Mallorcas (4 dhjetor), Betisit (7 dhjetor), dhe Borussias së Dortmundit (11 dhjetor), të rëndësishme për pozicionimin në La Liga dhe Champions League.

Next Post

Premier League/ “Faraoni” shpëton “Të Kuqtë”, Liverpool fiton me përmbysje transfertën e Southampton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.