• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal: Kur isha 11 vjeç luaja në rrugë me 20 vjeçarë

05/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal është kandidati më i ri për Topin e Artë falë sezonit të jashtëzakonshëm që kulmoi me fitimin e Kampionatit Evropian me Spanjën. Anësori i Barcelonës ka dhënë një intervistë për L’Èquipe, në të cilën ka treguar gjithashtu se si ka qenë fëmijëria e tij: “Unë gjithmonë shkoja kudo me topin tim. E mora me vete në shkollë dhe e fsheha në klasë se mësuesja nuk më linte ta mbaja. Kam luajtur me qentë, kam vrapuar gjithmonë me ta: të luash kundër një qeni është gjëja më e vështirë”.

Yamal foli edhe për idhujt e tij dhe kujtimet e tij të para futbollistike: “Neymar kur ishte në Santos, padyshim Messi, Villa, gjithë Barça. Ishin ndeshjet e para që pashë dhe kujtimet e mia të para. Të luaja në rrugë, një kundër një, më hoqi frikën për t’u përballur me më të mëdhenjtë. Ata ishin 20 vjeç dhe unë 11”.

Ardhja në ekipin e parë: “Barcelona është klubi që i trajton më së miri lojtarët. Ndihesha i turpërua në ditën e parë që hyra në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë, isha shumë nervoz. Pak nga pak e humba ndjenjën e turpit dhe në debutimin tim nuk isha nervoz”.

Krahasimi me Messin: “Unë jam një djalë që nuk më pëlqen të relaksohet por nuk më pëlqen as të ekzagjerojë. Është më mirë të mos i kushtoj vëmendje krahasimit, edhe nëse nuk më shqetëson. Nëse ju krahasojnë për lojtarin më të mirë në histori, ju jeni në rrugën e duhur”.

 

Next Post

Mateus këshillon Nagelsman: Ja roli ideal i Kimish te Gjermania

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.