Wednesday, 13. May 2026
Sport

Yamal me dy kërkesa për Flick-un në sezonin e ri

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Lamine Yamal dje e nënshkroi kontratën e re me Barcelonën me kohëzgjatje deri në vitin 2031.

Në media raportohet se Yamal tashmë ka filluar të mendoj për sezonin e ri, transmeton lajmi.net

Siç njofton “Mundo Deportivo”, Yamal i ka bërë dy kërkesa trajnerit, Hansi Flick për sezonin e ri.

17-vjeçari ka kërkuar që të mos zëvendësohet shpesh, sidomos jo në fund të ndeshjes sepse kundërshtarët janë të lodhur zakonisht dhe kjo i jep atij mundësi të shënoj apo asistoj.

Kërkesa tjetër e Yamal është që të ketë mundësi të gjuaj goditje të lira dhe penalti./lajmi.net/

 

Teilen: