• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal: Nuk dua dhuratë për ditëlindje, dua të fitoj Europianin

13/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal mbush 17 vjeç dhe tashmë e pret një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli shumë i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024 në finalen e Berlinit kundër Anglisë, në të cilën u kualifikua edhe Spanja falë golit të tij kryevepër në gjysmëfinale kundër Francës:

“I thashë mamasë sime se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që festojnë nga gëzimi kur të na presin në aeroport”, ka thënë talenti spanjoll për Marca.

Për Yamal është mundësia e parë e madhe e një karriere që sapo ka nisur. Lista e tij e trofeve përfshin La Liga 2022/23, por në atë sezon ai luajti vetëm 7 minuta, ato të debutimit të tij zyrtar me fanellën e Barçës.

Tani, shansi për një triumf si protagonist absolut: “Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë posedimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse kemi sukses. Po shohim që nuk ka asnjë skuadër aq të mirë sa Spanja”.

Next Post

Anglezët janë të çmendur, pritet të shpenzojnë 800 milionë paund për birra në finalen e Europianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.