Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde që lidhen me moshën. Që nga debutimi si profesionist vetëm 15 vjeç, sulmuesi i Barcelonës ka lënë pas vetes disa prej emrave më të mëdhenj të historisë dhe tani synon një rekord të Ronaldo Nazário; të bëhet fituesi më i ri i “Topit të Artë”.
Ronaldo e fitoi trofeun në vitin 1997, pas sezonit të parë të shkëlqyer te Barcelona dhe transferimit tek Interi, në moshën 21 vjeç, 3 muaj e 5 ditë. Që atëherë, askush nuk e ka thyer këtë rekord, as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Yamal, tashmë 19 vjeç, ka mundësinë ta përmirësojë ndjeshëm këtë rekord. Votimet janë mbyllur, ndërsa kuotat e basteve e kanë renditur atë favorit kryesor. Sipas “Bwin”, Yamal kuotohet 1.46 për ta fituar “Topin e Artë”, përpara Harry Kane (2.50) dhe Kylian Mbappé (15.0).
Ndërkohë, Yamal po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën. Në “Nations League”, ai shënoi ndaj Anglisë, Kroacisë dhe Çekisë, duke realizuar për herë të parë tri ndeshje radhazi me gol për kombëtaren.