Barcelona ndal tre pikë në konak të vetin, duke e mposhtur me rezultat minimal 2:1 Athletic Bilbaon, në takimin e javës së dytë të Kampionatit të Spanjës.
Talenti i madh i futbollit, Lamine Yamal, ka shënuar gol të bukur nga distanca, rreth 20 metra në minutën e 24-të.
Goditja e tij ishte aq precize duke përfunduar në këndin e djathtë.
Sancet në minutën e 42-të e ka barazuar rezultatin.
Në minutën e 75-të, Lewandowski nga afërsia ka shënuar për fitoren e katalunasve.
Celta Vigo kryeson me 6 pikë, pasojnë Barcelona me 6, Villareali 4, Osasuna 4 dhe Bilbao zë vendin e 15-të me 1 pikë.