• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal vs Mbappé, zbulohet data dhe ora e ‘El Clásico’-s së parë të sezonit

24/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është konfirmuar zyrtarisht data e përballjes më të madhe të futbollit spanjoll. Real Madrid – Barcelona, klasikja që ndal botën, do të zhvillohet të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15, në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Kjo ndeshje vjen në kuadër të javës së 10-të të La Ligas dhe do të jetë sfida e parë mes dy rivalëve historikë në këtë sezon.

Real Madridi i Xabi Alonsos, nisje perfekte

‘Los Blancos’ e nisin këtë “El Clásico” si kryesues të La Ligas pas një fillimi të jashtëzakonshëm me 6 fitore në 6 ndeshje. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso ka treguar formë të shkëlqyer edhe në Champions League, ku debutoi me sukses kundër Marsejës.

Kylian Mbappé duket në gjendje optimale dhe është gati të bëhet protagonist në përballjen e tij të parë kundër Barcelonës me fanellën e Realit. Franco Mastantuono ka gjetur golin e tij të parë, Arda Güler është duke u rilindur nën urdhrat e Alonsos, ndërsa Vinicius Jr ende kërkon versionin e tij më të mirë.

Barcelona e Flick-ut, mes mungesave dhe besimit

Nga ana tjetër, Barcelona e Hansi Flick-ut ka pësuar një goditje të rëndë me dëmtimin afatgjatë të Gavit, i cili do të mungojë për 4-5 muaj. Edhe ‘ylli’ i ri, Lamine Yamal, i shpallur së fundmi i dyti në garën për Topin e Artë 2025, nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

Megjithatë, ‘blaugranat’ kanë rigjetur stabilitet në kampionat pas një fillimi me luhatje dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive kundër Realit. Kujtojmë se sezonin e kaluar, Barcelona i fitoi të katër ‘El Clásico’-t, si në La Ligë ashtu edhe në kompeticionet e tjera.

Image

Dueli i ‘yjeve’

Kjo sfidë premton spektakël jo vetëm për historinë dhe rivalitetin, por edhe përballjen e brezave të rinj. Yamal kundër Mbappé-së është dueli që tërheq më shumë vëmendje, përballja mes një talenti që po rritet me shpejtësi dhe një ‘superylli’ që kërkon të vulosë dominimin e tij te Real Madridi.

Next Post

Rrahmani: Nga Liga e Dytë në vlerën prej 8 milionë eurosh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.