• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamal zbulon mentorin e tij më të mirë te Barcelona

20/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka një “minierë ari” në shtëpi, që quhet Lamine Yamal.

Nëse sezonin e kaluar, debutimi i tij mes “të mëdhenjve”, pas daljes nga akademia “La Masia”, ishte mbresëlënës për impaktin e menjëhershëm dhe statistikat (7 gola dhe 7 asistime në të gjitha kompeticionet).

Pas triumfit në Kampionatin Europian me Spanjën, klubi katalanas e ka gjetur veten me një talent të përmirësuar, që tashmë, në mes të sezonit ka arritur 11 gola dhe 15 asistime.

Siç ka treguar vetë në një intervistë për “Mundo Deportivo”, anësori i djathtë spanjoll ka një mentor të veçantë në dhomat e zhveshjes te Barcelona: “Është Raphinha, flas gjithmonë me të. Ai flet gjithmonë me mua para ndeshjeve, pas ndeshjeve, pas stërvitjeve. Mendoj se, mes lojtarëve më me përvojë, sepse të tjerët janë më shumë ose më pak në moshën time, ose dy vite më të mëdhenj, me atë flas më shumë. Pikërisht me Raphinha kam marrëdhënien më të mirë. Këshilla më e mirë që më ka dhënë? Të ruaj gjithmonë qetësinë, të di që duke njohur nivelin tim, nuk duhet të stresohem apo të mendoj shumë. Thjesht duhet të shijoj lojën dhe kaq”.

Shumë njerëz ende pyesin se cili është sekreti i 17-vjeçarit nga Esplugues de Llobregat, nëse është një talent i lindur apo lojtar “i bekuar” nga vetë Leo Messi. Përgjigja e tij është ndryshe:

“Dua të kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Çdo gjë më ndihmon. Njerëzit presin nga unë gjëra që zakonisht nuk do të priteshin nga një djalë 17-vjeçar. Edhe unë i kërkoj këto nga vetja. Kjo është ajo që më bën të ec gjithmonë përpara dhe të dëshiroj më shumë çdo ditë”.

FAKTI
Lamine Yamal tashmë ka shënuar 100 ndeshje si profesionist, edhe pse vetëm 17 vjeç
Ja si krahasohet fenomeni adoleshent katalanas me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në të njëjtin “stacion” golash.

Next Post

Virc frymëzohet nga Borusia e Dortmundit: Duam finalen, jemi gati t’i mundim të gjitha!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.