• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yamali kundër Messit: Caktohet data e “Finalissima”

08/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja e ardhshme “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës është caktuar për një datë të re.

Sipas “Marca”, ndeshja do të zhvillohet një ditë më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Sfida, që do të vërë përballë kampionët e Europës me ata të Amerikës së Jugut, tani është planifikuar të luhet më 27 mars.

Ajo do të zhvillohet në “Lusail Stadium” në Doha, Katar.

Ndryshimi i datës, shtohet më tej, vjen si pjesë e përpjekjeve të FIFA-s për t’u dhënë tifozëve ndjesinë e “një finaleje të madhe”.

Duhet theksuar gjithashtu se këto plane janë bërë duke supozuar se Spanja do të sigurojë një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026.

Nëse kjo nuk ndodh, dhe “La Roja” do të ketë nevojë të kalojë nëpërmjet “playoff”-eve, atëherë do të duhet të caktohet një datë e re.

“Finalissima” e vitit të ardhshëm është përshkruar prej kohësh si një përballje mes të kaluarës dhe së ardhmes së futbollit botëror, pasi do të vërë përballë fituesin e tetë “Topave të Artë”, Lionel Messin, dhe sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Next Post

Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.