“Jashtëtokësor”, fraza e duhur për të përkufizuar formën e ekipit të Ksabi Alonsos pas 40 ndeshjesh në të gjitha garat ku ata kanë shkelur. Në këtë segment takimesh, “aspirinat” nuk e njohin ende humbjen, si askush në Europë dhe më gjerë. Por nga buron ky “zjarr” i Granit Xhakës me shokë?! Në bazë të mediumit “90 min” publikohet formacioni me lojtarët që kanë dhuruar më shumë asiste në role të ndryshme.
PORTA – Majk Menja ka shërbyer vetëm në një rast me asist në favor të shokëve të ekipit, i cili ka ardhur përmes vertikalizimit
të saktë nga thellësia.
MBROJTA – Grimaldo padiskutim nuk ka se si të mungojë në “top11” asistuesit më të mirë në kontinentin e vjetër. Ai mbron krahun e majtë me 15 shërbime, ndërsa “homologu” Frimpong me 11. Tripier dhe Raum mbyllin kuartetin e mbrojtjes.
MESFUSHA – Lëndimet kanë luajtur rol për keq në vijimësinë e Kevin De Bryjne, megjithatë “regjisori” i Mançester Siti ia ka dalë të gjejë vend mes më të mirëve në asistime me 13, kurse përkrah belgut ndodhen dy talente e Bundesligës, Florian Virc (Leverkusen) dhe Ksavi Simons (Lajpcig).
SULMI – Binomi i Liverpulit Nunjez-Salah mbajnë lart “flamurin” e “reds”-ave me asiste në pozicionet respektive, të mbështetur nga i vetmi lojtar i La Ligas, Niko Uillimas. Në plan më të gjerë, vërehet se 5 futbollistë vijnë nga Bundesliga, ndërsa 4 janë vetëm prej gjirit të Leverkusenit. Ndërkohë, mungojnë yjet bavarezë.
PANORAMASPORT.AL