• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yjet e Guardiolës takohen përpara nisjes në Japoni, darkë në restorantin e Gordon Ramsejt për të zgjedhur…

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Yjet e Mançester Sitit u takuan para sezonit në një nga restorantet luksoze të kuzhinierit të famshëm Gordon Ramsejt. “Qytetarët” udhëtuan drejt Japonisë ditën e djeshme ku do të nisin turin e tyre parasezonal, i cili do t’i çojë kampionët e trefishtë të sezonit të shkuar edhe në Korenë e Jugut.

45554

Por lojtarët e Pep Guardiolës vendosën të kalojnë pak kohë me njëri-tjetrin të martën mbrëma përpara udhëtimit të tyre drejt Lindjes së Largët. Bernardo Silva, Rijad Mahrez, Mateo Kovaçiç, Manuel Akanzhi, Natan Ake, Stefan Moreno dhe Kevin de Bryjne, të gjithë vendosën të përballojnë motin e keq për të dalë për të darkuar së bashku në restorantin “Lucky Cat” në Mançester.

Cili do të jetë kapiteni i ri i skuadrës mund të ketë qenë një nga temat e bisedës mes lojtarëve. Aktualisht, kampionët e Europës janë pa një kapiten pas largimit të Ilkai Gyndoanit nga “Etihad” drejt Barcelonës këtë verë.

Siç ka qenë traditë vitet e fundit, janë vetë futbollistët e Pep Guardiolës ata që e votojnë kapitenin e tyre të ri. 52- vjeçari e udhëhoqi skuadrën drejt tripletës sezonin e fundit, kur ata fituan Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.

Dominimi i “qytetarëve” mori edhe vlerësimin e legjendës së rivalëve të Junajtidit, Uejn Runit, i cili tha: “Pep Guardiola ka qenë një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur futbollit anglez, për kampionatin dhe për ekipin kombëtar.

Suksesi është me cikle dhe fatkeqësisht tani është koha e Mançester Sitit”. Kampionët e Europës do të përballen me Jokohamën, me Bajernin e Mynihut dhe Atletikon e Madridit në turneun e tyre parasezonal. Mbrojtja e tyre e titullit të Premier Ligës do të nisë më 11 gusht me transfertën në “Turf Moor” kundër Bërnlejt.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Kosova bie në renditjen e re të FIFA-së, Shqipëria ruan pozitë e njëjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.