• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yjet rikthehen, atmosfera pozitive te “Dardanët” para sfidës me Slloveninë

07/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës të martën, ka zhvilluar stërvitjen e dytë për ndeshjet kualifikuese të këtij muaji në kuadërtë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Edhe stërvitja e dytë, sikurse e para që e mbajt të hënën dhe ishte kryesisht rigjeneruese, u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po ashtu, këtë herë, selektori Franco Foda kishte në dispozicion gjithë grupin, me përjashtim të mungesave tashmë të konfirmuara.

Yjet si Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Elvis Rexhbeçaj e Arijanet Muriq u bashkuan në stërvitje me ekipin, pasi të hënën qëndruan në hotel.

Atmosfera brenda ekipit ishte e mirë dhe Foda menjëherë ka nisur punën për duelin e parë të këtij muaji, atë ndaj Sllovenisë.

Foda dhe stafi i tij ishin të fokusuar në detyrat e caktuara për futbollistët, që shfaqën angazhim maksimal, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për këtë përballje.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, zhvillohet të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit B kualifikues.

“Dardanët” në këtë përballje futen pas fitores së madhe 2:0, që e arritën muajin e shkuar ndaj Suedisë, pikërisht në kryeqytet.

Tri ditë pas përballjes me Suedinë, Kosova do të luajë në udhëtim te Suedia, e cila aktualisht ka një pikë sikure Sllovenia pas dy ndeshjeve të luajtura.

“Dardanët” kanë tubuar tri pikë, tri më pak se Zvicra dhe në ndeshjet e tetorit synojnë të tregojnë paraqitje të mira dhe të marrin rezultate pozitive, në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikimin historik në Botërorin që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Next Post

Zyrtare: Garcia largohet nga Flamurtari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.