Lecce mori pikët e plota në konak të vetin, duke e mundur me rezultat 2:1 Frosinonen.
Ylber Ramadani, një përbindësh në Sere A, shënoi në minutën e 89-të për fitoren e madhe.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqit standard për Leccen dhe Arijon Ibrahimoviç për Frosinonen.
Piccoli në minutën e 11-të kaloi në epërsi Leccen por mysafirët barazuan me golin e Kaio Jorge, që shënoi nga penalltia në minutën e 33-të për 1:1.
Në minutën e 89-të, Ylber Ramadani vulosi sfidën me golin e tij, 2:1 për Leccen.
Shqiptari Arijon Ibrahimovoç është ndëshkuar me karton të verdhë ë minutën e 33-të dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.
Pas javës së 16-të në Serie A, Lecce renditet në vend të 12-të me 20 pikë dhe ka një më shumë se Frosinone që gjendet një pozitë më poshtë.