Tuesday, 21. April 2026
Sport

Ylber Ramadani përzgjidhet në formacionin e javës në Serie A

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, që aktivizohet me Leçen në kampionatin italian është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Mesfushori shqiptar luajti si titullar në sfidën e djeshme kundër Fiorentinës (përfundoi në barazim 1-1) dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e Leçes.

Ramadani është përzgjedhur në formacionin e javës së Serie A dhe është vlerësuar me notën 8 nga Sofascore.

Teilen: