Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka qenë vendimtar në fitoren e Lecces përballë Frosinones në Serie A.
Pas tre muajve pa fitore Ramadani ishte heroi i skuadrës duke i ndihmuar të rrëmbenin tre pikë, shkruan lajmi.net.
Lecce fitoi 2:1 në sfidën ndaj Frosinones, shkruan lajmi.net.
Ramadani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku në minutën e 89-të, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, provoi me një goditje nga distanca.
Pas ndeshjes, mesfushori në një intervistë për mediat italiane ka thënë se ia dedikon golin gruas së tij.
“Ndeshje e vështirë deri në minutën e 89-të kur kontrollon topin dhe më pas lëshon një shigjetë që vlen tre pikë, nota 7 për Ramadanit. Këtë gol ia dedikojë pikësëpari bashkëshortes time pasi po presim një djalë, më pas ja dedikoj këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Janë tre pikë të rëndësishme kundër një rivali direkt. Tani jam i përqendruar te ky sezon, më pas do të jetë Evropiani kundër Italisë, kam dëshirë të bëjë mirë”, u shpreh ndër të tjera Ramadani. /Lajmi.net/