Sunday, 26. April 2026
Sport

Ylli brazilian gati të rikthehet pas një mungese të gjatë nga dëmtimi, por Reali tërhiqet

GS 25/03/2024 1 Min. Lesezeit

Data e kthimit të Eder Militaos në fusha po afron gjithnjë e më shumë. Gjasat janë që ai të jetë gati për duelin e 31 marsit kundër Bilbaos.

militao

Megjithatë në orët e fundit, Reali i Madridit ka frenuar dhe ka vendosur të tregohet shumë i kujdesshëm me mbrojtësin brazilian. Veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi me portierin Tibo Kurtua, i cili teksa ishte fare pranë rikthimit pësoi një tjetër dëmtim në gju dhe ka mbyllur përfundimisht sezonit. Ançeloti ka kërkuar informacion për Militaon për të kuptuar se në çfarë pike është arritur me riaftësimin e tij.

Nga stafi mjekësor sinjalet janë pozitive, por ata i kanë kërkuar durim trajnerit Ançeloti për të mos rrezikuar me mbrojtësin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: