Thursday, 22. January 2026
Sport

Ylli forcohet me amerikanin Jones

GS 24/02/2024 1 Min. Lesezeit

Krah-qendra amerikane, Aaron Jones është përforcimi më i ri i skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Ekipi nga Suhareka që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, e ka prezantuar amerikanin Jones, me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Jones (206 cm) mund të luaj në pozitat 4 dhe 5, ndërsa te Ylli pritet ta zëvendësoj Chris Harrisin, i cili do të largohet nga ekipi.

Jones ka një karrierë të pasur në basketbollin evropian, ndërsa është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai ka luajtur për skuadrat Basket Bilbao në Spanjë, si dhe Cholet në Francë e Treviso në Itali. Po ashtu, ka qenë edhe pjesë e skuadrave elitare nga Gjermania, Greqia, Finlanda, Kina, Bullgaria, Izraeli, Turqia, Letonia e Estonia.

Jones 30-vjeçar i është bashkuar Yllit me kërkesën e trajnerit Petar Mijoviq.

Teilen: