Wednesday, 29. April 2026
Sport

Ylli “godet” me Larry Thomasin

GS 29/09/2025 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan, Larry Thomas është kthyer në Kosovë edhe për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas periudhave te Peja dhe Trepça, Thomas në sezonin e ri, do të jetë pjesë e skuadrës së Golden Eagle Ylli.

Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se Thomas do të jetë pjesë e tij, duke shtuar se amerikani do ta ndihmojë ekipin të shkruajë kapituj të ri suksesi.

Thomas e njeh mirë basketbollin kosovar, pasi me Pejën ka fituar titullin e kampionit kurse me Trepçën ka luajtur edhe në FIBA Europe Cup.

Ai po shihet si përforcim i rëndësishëm te Ylli, ekip që para Thomasit ka angazhuar edhe të huajt si Brandon Huffman, Joe Reece, Trevon Allen, Dwayne Cohill e Lovre Bashiq.

Prej vendorëve, e ka kthyer në ekip Erjon Kastratin kurse ka mbajtur Gëzim Morinën, Lis Shoshin, Arian Qallakun e Artin Gashin.

Në sezonin e ri, Ylli do të drejtohet nga trajneri Fotis Takianos, i cili më herët ka qenë në krye të Bashikimit dhe Rahovecit.

Teilen: