• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Atleticos, i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Mario Hermoso pëlqehet nga pesë klubet e mëdha italiane, por Napoli thuhet se është favorit për ta transferuar atë përpara Romës, Juventusin, Interit dhe Milanit.

Qendërmbrojtësi mbush 29 vjeç muajin e ardhshëm dhe ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Atletico Madrid përtej 30 qershorit.

Sipas mediumit spanjoll Chiringuito TV, Hermoso ka një ide shumë specifike në mendjen e tij dhe ajo është të hedhë hapin tjetër në karrierën e tij në Itali.

Ka disa skuadra që do të ishin të lumtura të mirëprisnin spanjollin në skuadrën e tyre, veçanërisht pa paguar asnjë tarifë transferimi.

Sipas DAZN, favorit absolut deri më tani është Napoli, edhe pse ka mjaft distancë midis kërkesave të tij për pagë dhe propozimit që ofrohet.

I njëjti burim bën me dije se edhe Roma ka kontaktuar me rrethin e mbrojtësit.

Mediumi tjetër Calciomercato.it e sheh Hermoson drejt Interit, duke vënë në dukje se Milani gjithashtu mund të jetë gati të ecë përpara me një qasje konkrete.

Një produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit, Hermoso vazhdoi të luante për Real Valladolid dhe Espanyol përpara transferimit prej 25 milionë euro në Atletico Madrid në verën e vitit 2019.

Hermoso gjithashtu ka qenë i lidhur me Aston Villan këtë verë, por duket se zemra e tij është e vendosur për të kaluar në Itali.

Next Post

Emre Can: “Jemi gati për finalen ndaj Real Madridit, mezi presim ta luajmë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.