• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Barcelonës do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit

13/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të përballet me një mungesë shumë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alejandro Balde.

Balde u lëndua të shtunën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Leganesit. Spanjolli Balde u detyra të largohej nga fusha në minutën e 41-të.

“ESPN” ka raportuar të dielën se Balde do të jetë jashtë fushës për tri javë. 21-vjeçari Balde është duke u përballur me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë.

Ai pritet ta humbë finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit që zhvillohet më 26 prill. Mbrojtësi i talentuar do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Championsit ndaj Borussia Dortmundit dhe në ndeshjet kampionale ndaj Celta Vigos dhe Mallorcas.

Balde është bërë futbollist shumë i rëndësishëm te gjiganti katalunas që nga ardhja e Hansi Flickut si trajner.

Në 43 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, reprezentuesi i Spanjës ka realizuar një gol dhe ka bërë dhjetë asistime.

Next Post

Zvonimir Boban rikthehet të Dinamo! Flet Zajeci

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.