Osman Dembele ishte një nga më të mirët në miqësoren kundër Realit të Madridit, duke shënuar dhe një gol.
Prej kohësh francezi është përfolur për një kalim te PSG-ja për të zëvendësuar Kilian Mbapen, i cili kërkohet të shitet me çdo kusht nga parizienët.
Për këtë situatë zgjodhi të fliste dhe vetë Çavi, i cili u duk se ishte i gatshëm për ta shitur 26-vjeçarin.
“Do të shohim, pasi në merkato çdo gjë mund të ndodhë.
E kam parë që Dembele është i lumtur te Barça.
Nëse ka diçka ai do të na thotë. Për tani ai është këtu dhe është i lumtur”, u shpreh Çavi.