Manchester United tani raportohet se janë favoritët kryesorë për të fituar garën për transferimin e sulmuesit të Brentford, Bryan Mbeumo.
United pati një sezon katastrofik 2024/25, duke shënuar vetëm 44 gola në Ligën Premier dhe duke përfunduar në një vend të pabesueshëm, të 15-in në renditje.
Ruben Amorim është i dëshpëruar për më shumë forcë në repartin ofensiv dhe, përveç një sulmuesi të qendrës, trajneri portugez kërkon përforcime edhe në pozicionin e numrit 10.
Të dielën, United konfirmoi nënshkrimin e Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers, dhe Mbeumo është një tjetër lojtar që po lidhet fort me klubin.
Mbeumo zhvilloi një sezon të shkëlqyer 2024/25, duke realizuar një rekord personal prej 20 golash në elitën angleze.
Ai ishte një nga sulmuesit më të mirë në ligë dhe, siç pritej, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
Brentford është e pajtuar me idenë e largimit të kamerunasit, megjithatë trajneri Thomas Frank e ka bërë të qartë se ai nuk do të largohet lirë. Ata pritet të kërkojnë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.
Përveç United, edhe Arsenal dhe Newcastle janë përmendur si klube të interesuara për Mbeumo.
“Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe gjërat po ecin në drejtimin e duhur.
Sipas asaj që raporton TEAMtalk, Manchester United janë “favoritët” për të nënshkruar me Mbeumo.
Newcastle ka zhvilluar gjithashtu “negociata paraprake” me kampin e lojtarit, por duket se ekipi i Amorim ka avantazh aktualisht.
“Newcastle mendon se vlerësimi prej 60 milionë eurosh i vendosur nga Brentford për Mbeumo është i lartë, duke besuar se një çmim prej 50 milionë euroshështë më i drejtë për një lojtar që i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë”, thuhej në raportin e mediumit anglez.