• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Ylli i Interi paralajmëron Barcelonën

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Henrikh Mkhitaryan i ka bërë thirrje Interit dy ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës duke thënë se ballafaqimi me katalanasit nuk do të jetë fare i lehtë.

“Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë talent të madh, por edhe lojtarë shumë me përvojë”, ishin fjalët e mesfushorit zi kaltër për kanalet zyrtare të UEFA-s. “Do të jetë shumë interesante, sepse gjysmëfinalet dhe finalet e para janë gjithmonë të mira për të luajtur, do të japim më të mirën tonë dhe të arrijmë në finale”, ka shtuar ai.

Armeni nënvizoi se si qasja e skuadrës është e njëjtë në çdo rast, pavarësisht nga vlera e sfidës: “Për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse është Liga e Kampionëve, liga apo Kupa e Italisë, sepse në fund të fundit janë të gjitha të rëndësishme. Ne do të përpiqemi t’i përballojmë siç bëmë kundër Bayernit, Feyenoord dhe skuadrave të tjera në fazën e ligës“, theksoi ai.

Mkhitaryan më pas foli për marrëdhënien e tij me Simone Inzaghi: “Ai është shumë i mirë. E di kur të jetë serioz dhe kur të bëj shaka, e di kufirin. Ai është një trajner shumë inteligjent, shumë miqësor dhe e tregon këtë në fushë dhe jashtë saj. Jam i lumtur që e kam takuar në këtë fazë të karrierës sime, sepse arritja në Inter në këtë moshë është sfidë e madhe.”

Ndeshja gjysmëfianl e Ligës së Kampionëve Barcelona-Inter zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

Next Post

​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.