• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Interit humbet sfidën ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit

05/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi do të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesor për duelin ndaj Barcelonës të martën, pasi Benjamin Pavard definitivisht nuk do të luajë në këtë sfidë.

Mbrojtësi francez pësoi një lëndim në javën kur u zhvillua ndeshja e parë, por nuk u rikuperua në kohë. 

Pavard, i cili humbi ndeshjen e parë shkaku i një lëndimi muskulor, kishte shpresë që të rikthehej për duelin që do të luhet në ‘Giuseppe Meazza’. 

Megjithatë, gjatë seancës së fundit stërvitore të hënën, ai ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës dhe për këtë arsye nuk do të ftohet për ndeshjen ndaj Barcelonës. 

Me shumë gjasa, ai do të zëvendësohet nga Yann Bisseck, i cili në ndeshjen e parë bëri një punë mjaft të mirë. 

Bisseck ishte lojtari i vetëm që luajti titullar në ‘Montjuic’ si dhe ndaj Hellas Veronas në vikend, duke u larguar pas 69 minutash lojë. 

Në anën tjetër Lautaro Martinez i cili po ashtu parashihej ta humbaste këtë ndeshje, pritet që ta nis duelin nga minuta e parë së bashku me Marcus Thuram. 

Mesfushori Davide Frattesi nuk ishte stërvitur të hënën pas një goditje që kishte marrë, por pritet që të jetë në dispozicion të martën.

Next Post

“Individualisht nuk jemi mes katër skuadrave më të mira në Europë”, Bastoni: Tifozët e Interit do të vuajnë ndaj Barcelonës sepse…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.