• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ylli i Javës”, Kryeziu i Ballkanit

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Almir Kryeziut të Ballkanit, i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka njoftuar se Kryeziu është shpallur më i miri i javës së nëntë në Superligë, duke e fituar çmimin “Ylli i Javës”, që ndahet pas përfundimit të çdo xhiroje.

Kryeziu është vlerësuar lart për paraqitjen e tij të fundit nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka konfirmuar sulmuesin e krahut si lojtarin më të mirë të xhiros.

Në fakt, Kryeziu ia siguroi fitoren Ballkanit në ndeshjen kundër Dukagjinit, duke e mbajtur në garë për kreun e tabelës, pozitë që aktualkisht e mbanë Prishtina me vetëm katër pikë më shumë.

Ballkani triumfoi 2:0 në Suharekë ndaj Dukagjinit, ndërsa të dy golat për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, i shënoi pikërisht Kryeziu.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Kryeziu u shpreh tejet i lumtur dhe krenar për këtë vlerësim.

Ai falënderoi bashkëlojtarët dhe shtabin teknik të Ballkanit për besimin dhe bashkëpunimin, ndërsa shtoi se është i kënaqur në aspektin individual, por edhe me faktin që po e ndihmon ekipin e tij, me të cilin shpreson të arrijë synimet e këtij sezoni.

 

 

Next Post

Real Madridi gati të shesë dy yjet brazilianë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.