Babai i sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, ka zbuluar se djali i tij është një tifoz i madh i FC Barcelona dhe ëndërron të luajë për ta.
E gjithë bota e futbollit u trondit kur u zbulua se prindërit e Diaz ishin rrëmbyer në Kolumbi në fillim të këtij muaji, shkruan lajmi.net.
Babai i sulmuesit të Liverpoolit, Luis Manuel Diaz u mbajt në robëri për më shumë se dhjetë ditë përpara se autoritetet të ishin në gjendje të siguronin rikthimin e tij.
Pasi u lirua, Luis Manuel Diaz ishte shikoi djalin e tij të shënonte një dygolësh për Kolumbinë kundër Brazilit.
Më pas, ai dha një intervistë, ku zbuloi se Diaz gjithmonë ka ëndërruar të luajë për Barcelonën dhe është mbështetës i kampionëve të La Ligës.
“Deri më tani ai (Luis) nuk më ka thënë asgjë për Barcelonën, por është e vërtetë që Luis është një tifoz i Barcelonës dhe do të ishte një ëndërr e tij të shkonte atje”, tha babai i Luis Diaz.
Gjatë afatit kalimtar të janarit 2022, Blaugranët konsideruan seriozisht mundësinë e nënshkrimit të kolumbianit ndërsa ai ishte ende në FC Porto.
Megjithatë, në fund, Diaz përfundoi duke nënshkruar për Liverpool në një marrëveshje me vlerë 47 milionë euro, ndërsa Barça solli Ferran Torres nga Manchester City për 55 milionë euro. /Lajmi.net/