Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ylli i NBA operohet

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

Diagnoza nga e cila kishin frikë pothuajse të gjithë tifozët e Boston Celtics, pas rrëzimit të Jayson Tatum në parket, 3 minuta para fundit të ndeshjes së katërt gjysmëfinale play off ndaj New York, u konfirmua.

Dëmtimi është i rëndë: Këputje e tendinit të Akilit në këmbën e djathtë.

Një diagnozë e tmerrshme për lojtarin dhe një goditje e rëndë për Bosotn Celtics, që edhe pse fitoi sfidën e pestë gjysmëfinale, është ende në disavantazh 2-3 ndaj nju-jorkezëve.

Jayson Tatum i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por koha e rikuperimit është e gjatë dhe nuk lë vend për shpresa realiste për ta parë atë në fushë sezonin e ardhshëm të NBA.

Shërimi i plotë i 27-vjeçarit nuk është në dyshim, por dinamika e një dëmtimi që do ta mbajë domosdoshmërisht jashtë fushave për të gjithë sezonin 2025-26 hap skenarë shqetësues për Celtics në merkato, pasi nuk kanë shumë hapësira financiare.

Teilen: